Bild shkruan për Ramën si negociator mes Greqisë dhe Turqisë: Ndërtues i urave të komunikimit, vetë Merkel...

Aktualitet
Bild shkruan për Ramën si negociator mes Greqisë dhe

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka inkurajuar personalisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për përpjekjet e tij për të ulur në tryezë bisedimesh liderët e Turqisë dhe të Greqisë.

Turqia dhe Greqia, dy shtete që kanë pasur konflikte historikisht, së fundmi janë konfiktuar për ishujt në Detin Egje.

BILD në shkrim e cilëson Ramën si “ndërtues të urave të komunikimit”.

“Kancelarja e inkurajoi personalisht atë. Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, të përpiqet të bashkojë krerët të Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze.

Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar”, shkruan Bild.

Artikulli vjen pas pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Ankara ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Pas vizitës, në media qarkulloi lajmi se kryeministri shqiptar do të ndërmjetësonte midis Athinës dhe Ankarasë për të zgjidhur mosmarrëveshjes midis tyre, mjaft të agravuara muajit e fundit pasi anijet turke kanë eksploruar në zonat e diskutuara midis dy shtetet për detin Mesdhe.

Ndërkohë kujtojmë se Turqia dhe Greqia do të takohen më 25 janar në Stamboll ku pritet që të diskutojnë dhe në lidhje me çëhstjet e lëna pezull që në 2016.

ME TE LEXUARAT