Bie qeveria e Giusepe Conte-s? Matteo Renzi tërheq nga kabineti dy ministra

Aktualitet
Bie qeveria e Giusepe Conte-s? Matteo Renzi tërheq nga kabineti dy ministra

Krizë në qeverinë italiane. Pas debateve për fondet e Bashkimit Europian për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ish-kryeministri Matteo Renzi ka tërhequr nga kabineti i Giuseppe Contes dy ministra.

Renzi njoftoi vendimin për tërheqjen e ministrave Bellanova dhe Bonetti nga qeveria duke deklaruar se kriza nuk u shkaktua prej tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi erdhi pas takimit që Conte kishte me presidentin e Italisë Mattarella për ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës.

“Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato.

Kriza politike nuk është hapur nga ne, ajo ka qenë e hapur për muaj të tërë”, deklaroi Matteo Renzi në një konferencë për shtyp.

ME TE LEXUARAT