Të shtëna me armë u regjistrua në Milot, ku një person ka mbetur i plagosur.
Policia tha se objektiv i ngjarjes eshte një 45-vjeçar i identifikuar si Ylli Ibrahimi.
Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mesohet se dy persona me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin.
I demtuari nga ngjarja ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.
Ne vendngjarje mberriten forca te shumta te policise qe kane nisur hetimet ne lidhje me zbardhjen e autoresise se atentatit.