Arrestohet sanitarja e Sanatoriumit, zhvati qytetaren dhe i la nënën të vdiste te Covid-2, nën hetim dhe 4 persona

Aktualitet
Arrestohet sanitarja e Sanatoriumit, zhvati qytetaren dhe i la nënën

TIRANË - Nje dite pas denoncimit ne media per korrupsionin tek spitali "Shefqet Ndroqi" eshtë arrestuar sanitarja Tire Alldervishi, që i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi, por që e kishte lënë të vdiste, duke mos i dhënë as ushqim.

59-vjeçarja Alldervishi është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku rezultonte se ajo ishte prezantuar si infermiere te shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas denoncimit, në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), sanitarja e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma te ndryshme monetare. Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

Sanitarja i zhvati 8 mln lekë/ Vajza zbulon mesazhet me nënën: Po vuaj, nuk më ndërrojnë pampersat

ME TE LEXUARAT