Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbardhet grabitja e kambistit në Korçë, kush është autori i arrestuar

Policia ka zbardhur grabitjen e kambistit ditën e djeshme në Korçë duke identifikuar të gjithë autorët e përfshirë në ngjarje.

Sipas Policisë, kambistit Shefqet Muço iu grabitën 40 milionë lekë, kurse autori i vetëm i arrestuar është Agim Caci nga Moglica, por me banim në Durrës.

Ky i fundit ishte pikërisht autori që u konfliktua fizikisht me kambistin dhe mbetën të dy të lënduar. Autori tjetër i ngjarjes është 33-vjeçari M.A, që është në kërkim si dhe një bashkëpuntor i tretë për të cilin Policia nuk jep informacione më tepër.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 1, Korçë, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë një kambisti, 4.000.000 lekë.

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga bashkëpunëtorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 11.01.2021, në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, ku tre shtetas i vodhën me dhunë një sasi prej 4.000.000 lekësh, shtetasit Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, si edhe shpallën në kërkim shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, për ndalimin e 33-vjeçarit M. A., vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre, si edhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet