Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e shqiptarit në Greqi, dalin fotot e viktimës dhe dy djemve të tij të plagosur rëndë

Identifikohet 54-vjeçari shqiptar që u vra pasditen e të hënës në Greqi.

Viktima është Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes.

Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22 vjeç, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme.

Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi të konfliktoheshin.

Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po konfrontoheshin, vrapoi për t’i ndihmuar. Menjëherë autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet