Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Vendi i përmbytur, ministrat e Ramës shtrohen në darka”, Basha: Koha të zëvendësojmë qeverinë

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet, ndërsa i kujton kryeministrit Rama darkën e ministrave në Dubai.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i PD-së iu bëri thirrje qytetarëve që tashmë është koha që të zëvendësojmë qeverinë, ndërsa publikon edhe një video nga deklarata e tij në media.

Ai pohoi se nevojitet një qeveri që mendon për paratë e qytetarëve, ndryshim që sipas tij do ta sjellë PD.

MESAZHI I BASHËS

Vendi i përmbytur, në krizë ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen në darka luksoze në Dubai.

Është koha të zëvendësojmë qeverinë që mendon vetëm për vete, me një qeveri që mendon për paratë tuaja – jo për paratë e saj. Ky është ndryshimi që do të sjellim ne.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet