Tritan Shehu: Rama përpiqet të fshehë dështimin me disa “thërrime vaksinash” të rrethuara me plot “hije”!

Politikë
Tritan Shehu: Rama përpiqet të fshehë dështimin me disa

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook deklaron se vaksina e mbërritur në Shqipëri kundërCovid është e rrethuar me hije dyshimi.

Sipas tij, asnjë donator i botës demokratike, vend i BE siç thote Rama, kompani serioze farmaceutike, nuk do ta kërkonte kurrë këtë “fshehtësi” edhe ndaj «lypsarëve”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI I PLOTË

1-Dje ai e pranoi ate qe i kemi thene prej kohesh: “mos u bazo vetem te COVAX, kontrakto direkt me kompanite, lidhu me vendet e BE”, por fatkeqesisht tashti kemi humbur kohe, qe konvertohet ne Jete, Shendet e Ekonomi.

Kur Shqiperise qe te mbylle kete proces i duhen reth 5,5 Milion doza, kjo nuk mund te korregjohet me 970 te djeshmet dhe keto si “lemoshe” e pa adrese zyrtare dergimi.

2-Por me keq akoma Kryeministeri eshte rasti unik ne Europe, qe megjithe insistimet e shumta nuk deklaron prejardhjen e certifikaten e origjines te kesaj vaksine, gje qe bie ndesh me ligjet, Sigurine Medikamentoze, transparencen ne pergjithesi.

3-Asnje donator i Botes Demokratike, vend i BE sic thote Rama, kompani serioze farmaceutike, nuk do ta kerkonte kurre kete “fshehtesi” edhe ndaj «lypsareve”.

4–Sipas rregullave europiane te gjithe ata qe vaksinohen duhet te skjarohen per certifikimin e origjinen e vaksines, pervec elementeve te tjere.

Dje ne Tirane nuk ndodhi keshtu, perkundrazi edhe nje mjek qe ishte vaksinuar cuditerisht sot deklaron se “nuk e mesoi dot nga ka ardhur vaksina”, gje qe lidhet me nje sere aspektesh te te drejtes e te Vigjilences Farmaceutike!

U konstatua vetem nje propagande tipike per sektet okulte, pa asnje skjarim zyrtar, qe per nje procedure kaq delikate teknike, profesionale, shkencore e per shendetin, tingellon si truke “te botes se erret”.

Kjo gjendje anormale qe kerkon nje skjarim publik, duhet te shqetesoje edhe autoritetet e BE, ato te kompanise Pfizer-BioNTech, ato te OBSh e te shtetit serioz Gjerman, nga ku perflitet se ka ardhur “dorrazi” me Carter, gje qe eshte krejt kunder cdo rregulli teknik e legal vecanerisht per kete vaksine.

ME TE LEXUARAT