Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen nga kryengritje të armatosura të organizuara nga mbështetësit e Donald Trump-it paralajmëron FBI.
Protestat mund të zhvillohen në kryeqytetet e 50 shteteve federale amerikane nga data 16 deri të paktën më 20 Janar, kur Joe Biden merr zyrtarisht postin e presidentit.
Hetuesit e FBI-së kanë zbuluar nëpër rrjete sociale përpjekjet e fshehta të grupeve të armatosura.
Kreu i njësisë speciale të Gardës Kombëtare, gjenerali Daniel Hokanson, tha të hënën se po analizohen të gjitha shqetësimet dhe po bëhen përgatitje për të mbajtur situatën nën kontroll.
Burimi/Tvklan