Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të shtënat ndaj banesës në Grudë të Shkodrës, arrestohet 33-vjeçari, përkrahu vëllain autor

SHKODRA

Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër si përkrahës i dy autorëve vëllezër të të shtënave ndaj banesës në Grudë më 8 janar.

Rezulton se A.K, është vëllai i autorit të ngjarjes, N.K, i cili është dhe ai që ka shtënë me armë ndaj banesën në Grudë.

N.K, ndërkohë është në kërkim nga Policia.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet