Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tayna drejt famës ndërkombëtare, konfirmon duetin me artistin e njohur

Prej kohësh, Tayna ka paralajmëruar disa bashkëpunime me artistë të huaj por që për shkak të pandemisë ishin shtyrë për një moment të dytë.

Tashmë pritjes i ka ardhur fundi, dhe një nga bashkëpunimet është gati. Lajmin e ka bërë me dije vetë Tayna përmes një postimi në Instastory.

Bëhet fjalë për një duet me L’Algérino.

“Më shpejt se sa mendoni”, ka shkruar Tayna krahas fotos në të cilën shfaqet me artistin me origjinë nga Algjeria që jeton dhe vepron në Francë.

Kujtojmë që Tayna ka firmosur një kontratë me shtëpinë diskografike Sony Music që i hap rrugë drejt suksesit ndërkombëtar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet