Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shifra rekord viktimash, Gjermania vendos kufizime të ashpra për 8 javë

Pandemia e koronavirusit po vendos në vështirësi autoritetet gjermane, veçanërisht sistemin shëndetësor. Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi 8 deri në 10 javë me kufizime të forta, sipas medias së njohur Bild.

Raportohet se liderja gjermane u ka thënë zyrtarëve se nëse varianti britanik i Covid-19 nuk mbahet nën kontroll, do të ketë një rritje 10 fish të rasteve deri për Pashkë.

Në 24 orët e fundit, Gjermania konfirmoi 12 800 të infektuar dhe 891 viktima dhe aktualisht renditet ndër shtetet europiane me situatën më të rëndë nga pandemia.

Alarmuese paraqitet gjendja në Irlandë, që së fundmi raportoi numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 për 1 milion banorë. Televizioni publik RTE tha se 13 spitale të vendit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë vend të lirë në pavijonet e përkujdesjes intensive.

Megjithatë, rastet e reja po tregojnë një trend në rënie dhe ekspertët e shëndetësisë në Irlandë theksuan se ka shenja që vendi po nis të kthejë kurbën e infeksioneve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet