Njerëzit do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit të tyre vetëm nga fillimi i majit . Të paktën kështu parashikojnë ekspertët e industrisë së udhëtimit pas shpërndarjes masive të vaksinave antiCovid gjë që do të sjellë uljen e të infektuarve me Covid.
“Unë jam me të vërtetë i sigurt që në fillim të majit, të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë”, tha për CNN Paul Charles, themelues dhe drejtori ekzekutiv i agjencisë së këshillimit të udhëtimit me qendër në Londër, The PC Agency.
Agjencia e udhëtimeve parashikon se në verë, trafiku ajror do të arrijë 50%- 60% të niveleve të mëparshme. Disa nga pengesat e udhëtarëve të cilat industria do të duhet të kapërcejë me shtimin e udhëtimeve lidhet me eleminimin e karantinave dhe vaksinimin dhe vërtetimin e tij.
Ndërkohë që presim rezultatet e vaksinimit dhe koordinim më global për udhëtime ndërkufitare të sigurta, korporatat gjithnjë e më shumë po ofrojnë zgjidhjet e tyre të ndërmjetme.