Rama në Vlorë: Reshjet intensive përmbysin edhe Parisin, problem fryrja e Vjosës...

Politikë
Rama në Vlorë: Reshjet intensive përmbysin edhe Parisin, problem

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku kanë inspektuar situatën në Vlorë, pas përmbytjeve.

Rama tha se se është bërë punë për të rregulluar kanalizimet në qytetin jugor, ndërsa shtoi se po mbyllen 3 projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e kanalizimeve.

Dritan Leli: Në bulevard, investimi ka funksionuar dhe po funksionon. Skuadra jonë po punon në bulevard.

Ne po mbarojmë situatën problematike në Skelë dhe problematikën që shkaktohet nga reshjet në bulevardin “Ismail Qemali”.

Kemi pastruar më shumë se 50 për qind e kanaleve kulluese në territorin e Bashkisë Vlorë.

Edi Rama: Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive.

Reshjet intensive përmbyt edhe Parisin. Në Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin.

Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor. Janë pastruar shumë kanale. Problem ishte fryrja e Vjosës. Duhen hequr kënetat.

Dritan Leli: Do të vendosim bokse betoni, që do të ndërpresin ujërat. Gjashtë vjet më parë, sistemi i kanalizimeve ishte kalbëzuar, ndërsa sot sistemi i kanalizimeve është llogaritur nga inxhinierët.

Belinda Balluku: Me fondin e akorduar, nis nga puna edhe vendosja e bokseve të betonit, që të marrë fund përmbytja e çdo mënyre. Një fond tjetër është përgatitur sa i përket ujësjellësit.

Edi Rama: Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë.

ME TE LEXUARAT