Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur lidhur me procesin e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë.
E ftuar në emisionin “Repolitix”, Rakacolli tregoi se për periudhën kohore të dy ditëve, janë vaksinuar rreth 130 bluza të bardha.
“Dje dhe sot janë injektuar nga rreth 130 persona. Në dijeninë time, asnjë nuk ka refuzuar që të vaksinohet. Të gjithë janë mirë, ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur.
Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo,”-u shpreh zv.ministrja.