Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri në ajër pas një sherri çasti me një 18-vjeçar me iniciale E.P.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka identifikuar 20-vjeçarin me inciale A.B dhe e ka shpallur në kërkim.
Kurbin
Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar
Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.