Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Probleme nga reshjet/ Liqeni i Shkodrës vetëm 3 cm nga niveli maksimal

Reshjet që kanë rënë ditët e fundit kanë shkaktuar një situatë problematike në qarkun e Shkodrës.

Nga të dhënat e fundit të Prefekturës së këtij qarku mësohet se niveli i liqenit të Shkodrës është vetëm 3 cm larg pikës maksimale. Po kështu në Dajç niveli i ujit ka kaluar kuotën maksimale dhe lumi Drin është pranë nivelit maksimal.

Ndërkaq rruga për në Obot vazhdon të jetë e bllokuar për mjetet e ulëta, ndërsa niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm. Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet