Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia rrethon stadiumin ku po bëhet vaksinimi, Shqipëria i mori dozat për 1 euro

Vaksina Pfizer/BioNtech mbërriti në Shqipëri nga Gjermania. Sipas te dhenave dokumebtare te bera sot publike ne media, vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në faturën shoqëruese të saj, theksohet se kutitë me 975 dozat e para kanë mbërritur dorazi në Rinas.

Agjencia Kombëtare e Barnave ka lejuar me pas Institutin e Shëndetit Publik të tërheqë vaksinën në Rinas per ta percjelle me pas ne ambientet ku eshte mbajtur nen kujdesin e nevojshem.

Mbetet ende e paqartë nëse dërguesi është vetë kompania Pfizer apo një autoritet gjerman, ndersa diten e djeshme kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shendetesise Manastirliu nuk kane dashur ta deklarojne dhuruesin.

Autoritetet shqiptare e kanë marrë falas kutinë me 975 doza dhe kanë paguar vetëm 1 euro si tarifë për të tërhequr “porosinë”, nderkohe qe dje, Rama dhe Manastirliu thane se kishin marre nje kerkese per konfidencialitet nga autoriteti dhurues.

Ajo cka eshte vene re diten e sotme eshte se stadiumi kombetar ku po behet vaksnimimi eshte rrethuar me forca te policise se shtetit.

Protokolle te tilla sigurie te shoqerimit me polici ose me ushtri te mjeteve te transportit te vaksines kane ndjekur edhe Greqia dhe Italia per shkak te kerkeses se larte per dozat dhe nivelit te larte te sigurise qe kerkon kjo procedure per levizjen e nje artikulli te shumekerkuar ne tregun boteror./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet