PD nga zonat e përmbytura të Lezhës: 3 mijë e 500 hektarë tokë nën ujë, qeveria mendon për veten!

Politikë
PD nga zonat e përmbytura të Lezhës: 3 mijë e 500

Ish-deputetja Lindita Metaliaj dhe kreu i FRPD-së, Belind Këllici gjatë ditës së sotme kanë takuar banorët e Mamurrasit dhe Lezhës, të cilët prej më shumë se 1 viti janë pa shtëpi, ndërkohë tani po vuajnë edhe pasojat e përmbytjeve.

3 mijë e 500 hektarë tokë janë nën ujë, ndërkohë që Metaliaj akuzon qeverinë pasi sipas saj ajo mendon vetëm për veten duke shtuar se ajo nuk ka investuar asgjë. Metaliaj tha se duhet bërë një ndryshim dhe se koha është tani!

“Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme. Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë”.- u shpreh ish deputetja Lindita Metaliaj.

Të rinjtë e FRPD-së kanë çuar ndihma të familjet në Mamurras, të cilët jetojnë në kushte të pabanueshme.

Kryetari i FRPD, Këlliçi u dha shpresë banorëve se gjendja do të ndryshojë pas zgjedhjeve, ku qytetarët do të zgjedhin një qeveri që nuk bën propagandë, nuk braktis njerëzit, por një qeveri që punon për njerëzit.

ME TE LEXUARAT