Pas Tiranës, Vlora është qyteti i dytë që pritet të nisë fushatën e vaksinimit kundër Covid 19. Burime bëjnë me dije se vaksinimi në qytetin bregdetar pritet që të nisë të shtunën.
Sipas informacioneve vaksinimi do të bëhet në ambientin e stadiumit të Flamurtarit.
Ndërkaq prej ditës së djeshmë nisi vaksinimi në Tiranë. Ka qenë drejtoresha e Infektivit, doktoreshë Najada Çomo që u vaksinua e para. Pas saj u vaksinua edhe kryeministri Edi Rama.