Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pas largimit nga rrjetet sociale/ Meghan Markle: Isha personi më i bullizuar

Meghan Markle dhe Princi Harry thuhet se kanë vendosur t’i lënë të gjitha rrjetet sociale. U bë gati një vit që ata braktisën rolet e tyre mbretërore dhe në të njëjtën kohë mbyllën edhe rrjetet sociale.

Një burim i afërt me çiftin tha për Sunday Times se Meghan dhe Harry “nuk e kanë në plan” të kthehen në Instagram, Twitter apo Facebook për të promovuar Fondaconin Archwell dhe arsyeja pas këtij vendimi është gjithë urrejtja që ata kanë marrë në internet.

Meghan ka folur edhe vet për mënyrën se si është bullizuar vazhdimisht në internet, gjatë kohës kur ishte pjesë e pallatit mbretëror.

“Më thanë që në 2019-ën, isha njeriu më i tallur online. Shëndeti mendor dhe emocional dëmtohet, kur të tjerët thonë gjëra që s’janë të vërteta për ty.”

 

Burimi/revista anabel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet