Në luftë me borën në Spanjë, mjekët ecin në këmbë me kilometra për të ndërruar turnet

Bota
Në luftë me borën në Spanjë, mjekët ecin në

Reshjet e dëborës në Spanjë kanë krijuar një situatë kaotike ku pjesa më e madhe e rrugëve janë bllokuar.

Një pjesë e personelit shëndetësor janë të detyruar të ecin në këmbë për kilometra të tërë që të ndërrojnë turnet me kolegët e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Pas 17 kilometrash dëbore të pastër, në këmbë, duke ecur për një orë e 45 minuta, më në fund një mjek arrin në spitalin ku punon, për të nisur turnin.

Një sipërmarrje heroike ajo e një mjeku në Madrid që nuk e tremb stuhia Filomena dhe vendosi të ecë në këmbë për të zëvendësuar kolegët e tij të cilët përballen dhe me emergjencën e Covid.

Ministri spanjoll i shëndetësisë, në dijeni të këtij rasti, u shpreh se në vend ka dhjetëra shembuj të tillë solidariteti dhe dedikimi nga ana e personelit shëndetësor.

Pas reshjeve të dëborës të shkaktuara nga Filomena, vendi tashmë përballet me 50 centimetra dëborë që shumë shpejt do të kthehet në akull duke nxjerrë jashtë përdorimit rrugët.

Zonat më të prekura janë Madrid dhe Valencia, ku temperaturat janë minus 17 gradë. Një fenomen që nuk regjistrohej prej 20 vitesh.

Kryebashkiaku i Madridit u shpreh se do të këmbëngulte që shkollat të qëndrojnë të mbyllura pasi është e pamundur të qëndrohet në klasë me dritare të hapura për shkak të Covid-19.

Një zonë në provincën e Toledos me 700 banorë, mbeti 60 orë pa energji elektrike.

ME TE LEXUARAT