Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në arrest shtëpie në Kukës, gjykata merr një tjetër vendim për Fjolla Morinën

Sot Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar kërkesën ndaj këngëtares Fjolla Morina.

Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases kosovare Fjolla Morina e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në të njejtën seancë Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji.

Pra këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bëjnë të ditur se kengetarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka kërkuar gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund te zgjidhet në themel në gjendjen që janë aktet.

Edhe ne seancën e sotme Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.

Fjolla Morina vazhdon të jetë ë në arrest shtepiak në qytetin e Kukësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet