Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndërtimi i spitalit nga Erdogani/ Vasili-Ramës: Po universiteti i mjekësisë në Fier do ngrihet?

Spitali i ri në Fier i financuar nga Erdogani duket sikur ka sjellë një sërë pakënaqësirash jo vetëm tek vendasit të cilët protestuan, por është kthyer edhe në një debat serioz midis qeverisë dhe opozitës.

Nën-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Kater vjet me pare Kryetari i Bashkise Fier Subashi deklaronte publikisht se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj ne Ballkan, qe sipas premtimit te Edi Rames fillonte ndertimi shume shpejt.

Tani po ky Ramë del e na flet per nje spital elektoral, qe do ta bejne turqit per tre muaj. Na thote edhe qe spitalin publik Fier do ta administrojne turqit.

Po premtimi qe i kishte dhene Rama Subashit disa vjet me pare se spitali i Fierit do fillonte shume shpejt ku vajti.’’ – shprehet Vasili në postimin e tij.

Gjithashtu nënkryetari i LSI ngriti disa pyetje për kryeministrin Rama.

“Cili interes i fshehte e pengoi Ramen, qe nuk e filloi ndertimin e Spitalit te Fierit kater vjet me pare, pasi kishte paguar edhe mijra euro nga buxheti i Ministrise se Shendetesise per projektin e spitalit Atelier 4 per ta bere?

A do te jete spitali elektoral turk i Fierit nje nga me medhenjte e Ballkanit, sic ka deklaruar Kryetari i Bashkise Fier Subashi?

Po Universiteti i Mjeksise ne Fier do te ngrihet?

Ne rast se nuk pergjigjet thjesht do ti shtoje nje argument me shume faktit se eshte nje ordiner aksidental ne karrigen e kryeministrit”,-përfundoi zoti Vasili.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet