Banorët e Spanjës Qendrore po përballen me një të ftohtë të acartë pas reshjeve të dendura të dëborës gjatë fundjavës së kaluar. 7 persona humbën jetën si pasojë e motit te ftohtë.
Kushtet atmosferike vijojnë të jenë të vështira dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje të moshuarve që të qëndrojnë në banesa.
Ndërkohë termometri shënoi – 25 gradë celcius në Molina de Aragon dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, duke regjistruar kështu natën më të ftohtë të Spanjës, në 20 vitet e fundit.