Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merr zjarr banesa, lëndohet 94-vjeçari në Kavajë

KAVAJË- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në Kavajë, ku një 94-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Luz i Vogël. 94-vjeçari me inicialet Sh. T., ka marrë lëndime në trup e për pasojë është dërguar në spital.

“Më datë 12.01.2021, rreth orës 12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet