Një 55-vjeçar me iniciale A.G është aksidentuar pasditen e sotme nga një automjet në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Sipas policisë, 55-vjeçari këmbësor është përplasur nga një makinë tip” Benz: me drejtues shtetasin K.D, i cili është shoqëruar në polici.
55-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Flm per lajme