Lurë/ Livadhi kthehet në liqen, banorët pa energji elektrike prej 7 ditësh

Aktualitet
Lurë/ Livadhi kthehet në liqen, banorët pa energji elektrike prej

Zona e Lurës po përballet me vështirësi prej më shumë se një jave. Si pasojë e reshjeve të shumta, një livadh në fshatin Krej është mbushur plot me ujë duke e kthyer në një liqen me një gjatësi më shumë se 2 km.

Banorët tregojnë se dy furgonë që trasportojnë pasagjerët drejt Tiranës kanë ardhur deri aty dhe nuk kanë mundur të kalojnë përroin, kanë zbritur pasagjerët më këmbë dhe kanë lënë furgonët në livadh.

Gjatë natës, përroi ka ndërruar drejtim dhe ka mbushur livadhin duke e kthyer në liqen, kur kanë shkuar më mëngjes kanë parë që furgonët ishin mbuluar plotësisht.

Në zonë nuk ka shkuar asnjë punonjës apo zyrtar i Bashkisë Dibër. Edhe tani, pas një jave, asnjë fadromë e bashkisë nuk ka shkuar për të riparuar dëmtimet e rrugëve nga çarjet e përrenjve malorë.

Situatën në Lurë e ka ndjekur vetëm ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi i cili ka denoncuar mungesën e vëmendjes së strukturave të qeverisjes lokale dhe qendrore.

Banorët janë të revoltuar, pasi janë të izoluar prej më shumë se një muaji. Rrugët janë të pa kalueshme si nga Dibra, ashtu edhe nga Rrësheni.

Ato tregojnë se janë pa energji elektrike prej 7 ditësh.

ME TE LEXUARAT