‘Lajm i mirë’/ AstraZeneca aplikon për autorizimin e vaksinës nga vendet e BE-së

Bota
‘Lajm i mirë’/ AstraZeneca aplikon për autorizimin e

AstraZeneca aplikoi te Bashkimi Evropian për autorizimin e vaksinës anti-COVID-19, që kjo kompani farmaceutike britanike e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se opinionin për autorizim të kushtëzuar të vaksinës mund ta lëshojë deri më 29 janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse miratohet nga EMA dhe aprovohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian, ajo do të bëhet vaksina e tretë kundër sëmundjes COVID-19, që do të jetë e disponueshme në vendet e BE-së.

Dy vaksinat e miratuara tash për tash janë Pfizer/BioNTech and Moderna.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se aplikimi i AstraZenecas është një “lajm i mirë”.

“Sapo vaksina të marrë një opinion pozitiv shkencor, ne do të punojmë me shpejtësi të plotë për ta autorizuar përdorimin e saj në Evropë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Vaksina Oxford/AstraZeneca është miratuar tashmë në disa vende, përfshirë Argjentinën, Britaninë dhe Indinë.

Kjo vaksinë është më e lirë për t’u prodhuar dhe më e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar, sesa vaksinat e tjera. Pfizer/BioNTech, për shembull, duhet të mbahet në temperatura jashtëzakonisht të ulëta: -70 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT