Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ky është aplikacioni që po sfidon Whatsapp!

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Por me rregullat e reja që ka vendosur, ka bërë që shumë prej tyre ta braktisin dhe t’i bashkohen një tjetër aplikacioni.

Por cili është aplikacioni që po sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë.

Ndërkohë sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 Shkurt do t’ju mbyllet llogaria.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet