Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kosovari kapet në aeroportin amerikan me rreth 40 kilogramë suxhuk

Nië qytetar nga kosova është gjendur përballë një situate të pazakontë në aeroportin e Newark të SHBA-së.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, qeni i quajtur Kody nuhati në valixhet e tij diçka të çuditshme.

Kaq mjaftoi që autoritetet ta ndalonin atë për një kontroll më të imtësishëm. Kur stafi ekzaminoi valixhet u zbulua se ai kishte me vete rreth 40 kilogramë suxhuk. Autoritetet nuk e lejuan kalimin e sasisë së sallamit të shtetasit kosovar.

“Importimi i suxhukut edhe pse duket i padëmshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëmtim të rëndë të ekonomisë sonë dhe industrisë agrikulturore”, tha për mediat drejtori i Mbrojtjes së Doganave dhe Kufijve në New York, Troy Miller.

Sipas mediave, pasagjeri kosovar nuk ishte në dijeni që kjo gjë nuk lejohej dhe u tha efektivëve që suxhuku ishte bërë në shtëpi. Kjo në fakt ka qenë edhe arsyeja pse nuk u gjobit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet