Kosova shënon katër viktima dhe 279 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon
Kosova shënon katër viktima dhe 279 raste të reja me COVID-19

KOSOVË

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktimat janë nga Dragashi, Gjilani, Mitrovica dhe Suhareka.

Sipas njoftimit ditor për situatën epidemiologjike, janë testuar edhe 1.751 mostra, prej të cilave janë konfirmuar 279 raste pozitive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sëmundjen e kanë përballuar edhe 431 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.795.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 54.261 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.387 pacientë kanë vdekur ndërsa 47.079 janë shëruar.

ME TE LEXUARAT