Autoritetet në Gjermani e sidomos sistemi shëndetësor gjenden në vështirësi nga pandemia e koronavirusit. Për këtë arsye kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi disa kufizime të forta.
Raportohet se Merkel u ka thënë zyrtarëve se nëse varianti britanik i Covid-19 nuk mbahet nën kontroll, do të ketë një rritje 10-fish të rasteve deri për Pashkë.
Gjermania konfirmoi në 24 orët e fundit 12.800 rastë të reja dhe 891 persona humbën jetën.