Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania i dhuroi Shqipërisë dozat e vaksinës antiCovid? Ambasada sqaron të vërtetën

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar sot lidhur me ardhjen e vaksinë të Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri, ku u përfol se vaksina anticovid vinte nga gjermania.

Në reagim thuhet se Ambasada gjermane nuk disponon asnjë informacion lidhur me këtë çështje ndërsa shton se Gjermania do të vazhdojë të mbështet Shqipërinë në përballimin e pandemisë nëpërmjet dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.

Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme.

Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet