Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari: Vila e Ramës në Surrel është e pajisur me butona sekretë, ka më shumë gjëra nëntokë sesa mbi tokë

Mbrëmjen e kaluar gazetari Kastriot Myftaraj gjatë një emisioni televiziv tha se banesa e kryeministrit Edi Rama është e pajisur me butona sekretë për hapjen e dyerve.

Më tej ai tha se kjo banesë përmban më shumë gjëra nën tokë se sa mbi tokë, duke mos e specifikuar se çfarë.

Biseda mes Alfred Lelës dhe Kastriot Myftaraj:

A.Lela: Ju thoni se vila e Ramës ka disa butona dhe disa gjëra të fanta-shkencës të ngjashme me filmat amerikanë të Hollywood-it?

K.Myftaraj: Në atë vilë më shumë gjëra ka nëntokë se sa mbi tokë. Shërbimet e fshehta merren me video, dihet si gjë.

Gjyshi i kryeministrit ka qenë shofer i Ahmet Zogut, këtë e ka pranuar vetë ai dhe se gjyshja e tij ka qenë kameriere në oborrin e Zogut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet