Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në Fier bashkë me kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ku dorëzuan autoambulancat e reja.
Manastirliu u shpreh se fushata e shpërndarjes së ambulancave vjen fill pas Durrësit.
Ministrja Manastirliu theksoi rolin e mjekëve në luftën kundër Covid-19.
“Kemi filluar me Durrësin dhe tani po vazhdojmë me shpërndarjen e autoambulancave në qytetet e tjera.
Spitalet rajonale vijojnë të fuqizojnë kapacitetet e tyre për t’iu përgjigjur në kohë thirrjeve te 127. Jemi në sfidën tonë të radhës.
Jemi në sfidën e vaksinimit. Më të ekspozuarit ndaj virusit janë mjekët dhe infermierët. I gëzofshi njësitë e reja të autoambulancave”, u shpreh Manastirliu.