Duket se lajmi për ndërtimin e spitalit të ri të financuar nga Turqia në zonën e Fierit është pritur keq nga banorët në Mbrostar, të cilët po protestojnë pas vendimit.
Ata janë shprehur se nuk duan që të japin tokën, pasi është i vetmi burim jetese për ta.
“Nuk kam asnjë të ardhur. Jemi katër anëtarë në familje dhe nuk kam asnjë të ardhur tjetër. Kryeministri të thotë çfarë të dojë”, është shprehur një nga banorët.
Kreu u Bashkisë së Fierit Armando Subashi, deklaroi se dëmshpërblimi i banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e spitalit në Mbrostar, do të realizohet brenda afateve.
Ai gjithashtu theksoi se është vendosur që spitali të ndërtohet në atë hapësirë toke pasi është përzgjedhur si vendi që ka plotësuar kushtet.abcnews