Ish-deputetja Klajda Gjosha ka reaguar me anë të një postimi në facebook nisur nga situata aktuale e përmbytjeve.
Gjosha thotë se për ditë me radhë po përballemi me keqinformim dhe fshehje të një vërtete, e cila nëse sot mbulohet por nesër mund të na dëmtojë edhe më shumë.
”Na është thënë se prurjet në kaskadën e Drinit janë më shumë seç kanë qenë që nga epoka e s’di se kur, por nuk na thonë dy herë të njëjtin informacion në një standard. Të thuash që prurjet në kaskadë janë 4000m3/s dhe se vite të shkuara na paskan qenë shumë më pak, nuk ke thënë asgjë”
“Është detyrim i shtetit që përballë qytetarëve të tij të thotë një të vërtetë të madhe, PO prurjet janë 4000m3/s në kaskadë ama liqeni i Fierzës ishte 270mmnd dhe sot është afër 290mmnd dhe ska prodhuar një kWh gjatë këtyre ditëve. Të thuash që shkarkimet, deri në 1100m3/s, nga HEC V. Dejës nuk ndikojnë në zonën e nën Shkodrës është si të thuash që nuk quhesh i lagur nëse uji të shkon në gju e jo deri në kokë.”-shkruan ish-deputetja në facebook.