Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Doli në skenë për zgjedhjet”, gazetari grek: Rama, “postieri” mes Athinës dhe Ankarasë

“Pyetje të shumta dhe kritika për rolin dhe “misionin” e Ramës”. Në mediat greke prej ditës së djeshme vijon që të zërë hapësirë kryesore data e takimit të delegacioneve në Ankara në 25 Janar, por edhe roli që pati kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në uljen e palëve.

Gazetari Thanasis Argyrakis është mjaft kritik. Ai e cilëson rolin e kreut të qeverisë shqiptare si të një “postieri” mes Greqisë dhe Turqisë për të përmirësuar imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu dhe Ankaraja në tërësi thuhet se duan rizgjedhjen e Edi Ramës si kryeministër në zgjedhjet shqiptare.

Dhe, për këtë arsye, ai do të dëshironte të përmirësonte imazhin e tij brenda vendit, i cili vuan nga kriza shëndetësore dhe ekonomike dhe nuk ka marrë përfundimisht “pasaportën” e anëtarësimit në BE” shkruan gazetari grek.

Ai vijon më tej duke shkruar se Greqia as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar rolin e Edi Ramës si ndërmjetës.

“Athina as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar rolin e “ndërmjetësit” nga Rama apo edhe të “postierit”.

“Figura” e Ramës po del në skenë, por ai është personi që sabotoi marrëveshjen për Detin Jon në 2009” vijon më tej shkrimi.

Por kush përfiton nëse takimi mes ministrave grek dhe turk nëse zhvillohet në Tiranë? “Nëse, me të vërtetë, takimi do të zhvillohet në Tiranë, siç pretendon Mevlüt Çavuşolulu, fotografia që do të dalë do të jetë Edi Rama në mes me dy ministrat e jashtëm, në të djathtë dhe të majtë.

Kjo do të jetë një foto thjesht për konsum të brendshëm në funksion të zgjedhjeve shqiptare. Dosja greko-turke, megjithatë, është një çështje shumë më serioze sesa fotografish” mbyllet shkrimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet