Sulmi në Kongresin Amerikan tronditi klasën politike në Uashington, por jo vetëm. Pas trazirave, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në marrjen e detyrës nga Joe Biden më 20 Janar, duke refuzuar pjesëmarrjen.
Por vajza e Donald Trump, Ivanka Trump nuk ndan të njëjtin mendim. Ajo do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Biden si President i SHBA.
Të paktën kështu ka thënë për “Daily Mail” një burim i brendshëm në Shtëpinë e Bardhë.
I njëjti burim thotë se Presidenti Trump është kundër këtij vendimi, madje e ka konsideruar si “vendimin më të keq”.