Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrihet marrëveshja, AKR dhe LDK me listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, si pjesë listës së LDK-së.

Megjithëse kërkesa dhe dëshira e AKR-së ka qenë që të ketë koalicion, marrëveshja është bërë që të shkohet me listë të përbashkët, ku në këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Në këto zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dëshira edhe kërkesa ka qenë me pas koalicion, por marrëveshja është arrit që të shkojmë në listë të përbashkët. Në këtë listë, AKR do t’i ketë dhjetë deputetë”, tha Makolli.

Ndërkaq nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 kanë bërë të ditur se janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno. Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet