Kryetarja e Bashkisë së Amsterdamit po konsideron ta bëjë të jashtëligjshme blerjen e kanabisit nga dyqanet e kryeqytetit për turistët.
Ky vendim sipas Femke Halsema do të shërbejë për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në distriktin e dritave të kuqe të qytetit.
Halsema ka publikuar një raport ku thuhej se një e treta e turistëve të huaj do ta vizitonin më pak Amsterdamin nëse nuk do të kishin mundësi të blinin kanabis nëpërmjet dyqaneve të shumta të kryeqytetit.
Të anketuarit e këtij raporti ishin persona të moshës 18-35 vjeç dhe shumica e tyre i shohin dyqanet dhe lokalet e kanabisit si arsyen kryesore se përse ata e vizitojnë qytetin.