Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

10 sekretet për flokë të shëndetshëm që çdo vajzë duhet t’i dijë

Keni flokë të holla dhe e keni të vështirë që t’iu jepni volum, apo nuk i mbani dot siç dëshironi? Mos u shqetësoni më sepse përmes disa mënyrave të thjeshat ju do të keni flokë që shkëlqejnë çdo ditë.

1-Luani me gjatësinë e flokëve tuaj: Stilistë të ndryshëm kanë pohuar se gjatësia optimale për flokët e holla është jo më poshtë se supet tuaja, pasi flokët e shkurta japin ndjesinë e volumit më të madh. Flokët me këtë gjatësi janë shumë më lehtë për t’u mirëmbajtur dhe stiluar. Duke pasur parasysh këtë, volumi dhe gjatësia mund të jenë alternativa më e mirë.

2-Ofrojini vetes një stilim flokësh të shkallëzuar: Një stilim tjetër i flokëve që jep përshtypjen e volumit më të madh është prerja shumë nivelëshe apo e shkallëzuar, që jep ndjesinë e flokëve të çrregullta. Një tjetër përparësi e kësaj prerje flokësh është se kjo i përshtatet pothuajse çdo lloj forme të fytyrës dhe flokëve.

3-Shtoni pak ngjyrë: Mund të shtoni volumin e flokëve tuaj jo vetëm duke përdorur gërshërët, por edhe duke i ngjyrosur ato. Kjo mund të jetë ndonjë nuancim me anë të metodave të ndryshme, apo hijëzime në pjesë të caktuar të flokëve.

4-Lani flokët në mënyrën e duhur: Aplikoni shampo vetëm në rrënjët e flokëve e më pas shpërdajeni përgjatë pjesës tjetër të flokëve. Skajet e flokëve janë gjithmonë më të thata dhe të brishta, kështu që mos i fërkoni ato. Aplikoni kondicioner ose një maskë vetëm përtej gjatësisë së flokëve tuaj.Lani kokën në bazë të rregullt. Kjo ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe largimin e qelizave të vdekur. Mundohuni mos t’i lani flokët çdo ditë. Kjo mund të ndikojë në heqjen e një shtrese mbrojtëse nga flokët, gjë që i dobëson dhe i bën pa volum.

5-Ngrijini rrënjët tuaja: Sot, ekzistojnë një numër i madh i opsioneve që janë në dispozicion për t’i dhënë rrënjëve tuaja më shumë volum, duke filluar që nga sprajet e veçanta dhe gërshërët që i kanë përdorur edhe nënat e gjyshet tona. Ngrini flokët lart dhe hidhni llak.

6-Shmangni përdorimin e shkumës stiluese: Sasia e tepërt e shkumës mund t’i ngjit flokët dhe ti bëjë më të rënda, gjë që pengon që ato të jenë me volum. Aplikoni rregullin e mëposhtëm: për stilimin e flokëve të shkurtra, ju duhet një topth shkume me madhësinë e një arre, për flokë me gjatësi të mesme duhet të jetë sa madhësia e vezës së pulës, ndërsa për flokë të gjata madhësia e shkumës të jetë sa një top tenisi.

7- Zbatoni parimin e ‘kaosit kreativ’: Flokët e krehura me shumë kujdes dhe të buta mund të duken edhe më shumë pa volum, nëse nuk zbatoni pak kaos në to, duke i stiluar me dredha të lirshme apo duke përdorur një shirit flokësh.

8-Përdorni shampo të thatë: Këto lloj shampo mund të shpëtojnë jetën e atyre personave që nuk kanë kohë për t’i larë flokët ose të shpenzojnë kohë në stilimin e tyre. Ky largon papastërtitë nga rrënjët dhe ndikon në shtimin e volumit. I njëjti efekt mund të arrihet duke përdorur pudër foshnjash.

9-Thani flokët nga poshtë: Një tharëse flokësh e zakonshme mund t’iu ndihmojë të arrini volum ekstra. Thejshtë ulni kokën poshtë në mënyrë që flokët t’iu varen përballë fytyrës suaj, si dhe drejtoni ajrin e nxehtë nga rrënjët deri te majat.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet