“U zgjuam nga britmat, babai ishte gjakosur”, vajza dhe kambisti dëshmojnë grabitjen në polici
Policia ka marre ne pyetje kambistin Shefqet Muco dhe famljaret e tij te cilet rane pre e grabitjes me arme mengjesin e sotem nga tre persona qe moren rreth 100 milione leke te vjetra ne banese.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 , në rrugën e “Bilbilave” në qytetin e Korçës. Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Korçë.
Vete kambisti pranoi ne polici se eshte perleshur me dy prej autoreve: “Më vrisni unë lekët nuk ua jap”, mesohet tu kete thënë kambisti.
Ne polici ka deshmuar edhe vajza e tij 14 vjecare e cila ka thene se u zgjua nga gjumi e tmerruar pasi dëgjoi ulërimat e mamit.
“Kur dolëm shohim babin që po e godisnin 3 persona. Ishin të maskuar me armë dhe me leva.
Ata shanin dhe ofendonin. Babi ishte i gjakosur nga fytyra dhe u godit me leve në shpatull. Edhe mamin e goditën vëllain dhe mua”, ka thënë vajza 14 vjeçare.
Grabitësit morën 100 milionë lekë në shtëpinë e kambistit, policia: “Ishin tre persona, kapet njëri”