Një 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pak orë më parë në një spital në Selanik të Greqisë.
Ajo ishte shtruar prej 10 ditësh pasi kishte rënë nga një lartësi 8 metra, nga çatia e shtëpisë sepse donte të bënte foto.
Vendasit kishin dëgjuar thirrjen e saj për ndihmë dhe njoftuan një ambulancë që e transportoi atë me fraktura në një spital të qytetit.
Pas 10 ditësh shtrimi në spital, 22-vjeçarja, me origjinë shqiptare, nuk ia doli dhe ra në jetë, siç u konfirmua nga të afërmit e saj. Një autopsi pritet të hedhë dritë mbi rastin .
Policia shqyrtoi versionin se vajza fatkeqe u ngjit në vend për t’u fotografuar. Ky version është refuzuar nga familja e 22-vjeçarit, thonë mediat greke.