Takimi pritet të mbahet në Tiranë, mesazhi i Mitsotakis për Turqinë: Caktoni një datë dhe filloni bisedimet

Bota
Takimi pritet të mbahet në Tiranë, mesazhi i Mitsotakis për

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i është përgjigjur me një mesazh të qartë Turqisë duke i kërkuar që “të ndalojnë së luajturi si shoqërues të dhëndrit dhe të caktojnë një datë për fillimin e bisedimeve”.

Gjatë konferencës së përbashkët që mbajti nga Lisbona me homologun portugez, Mitsotakis sqaroi se Greqia do të marrë pjesë në bisedime kur të caktohet një datë, bazuar në vendimet e Këshillit Evropian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur në lidhje me vërejtjet e ministrit turk Tsavousoglu se Ankara dëshiron të fillojë bisedimet në Janar, Mitsotakis e përshkroi atë si “diçka pozitive që Turqia shpreh vullnetin për të filluar procesin” , duke shtuar se qëndrueshmëria dhe vazhdimësia janë të nevojshme.

Më parë, Kryeministri informoi Costas mbi marrëdhëniet greko-turke.

“Do të jetë në të mirë të Turqisë, Greqisë dhe Evropës që Turqia të ndryshojë politikën e saj. 2021 mund të jetë një vit më i mirë se 2020.

Ne shpresojmë që ftesa Turke është për të filluar bisedimet mbi një çështje me të cilën po përballemi, e cila nuk është asgjë më shumë se caktimi i zonave detare.

Ne kemi shprehur solidaritetin tonë të plotë me Greqinë dhe Qipron dhe kërkesën për respektimin e integritetit territorial të të dy vendeve”, tha Mitsotakis.

Pas ftesës së Ramës, takimi i parë mes palëve greko-turke për të nisur bisedimet pritet të zhvillohet në Tiranë.

ME TE LEXUARAT