Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtëpitë rrezikojnë të përmbyten në Sukth, banorët: Situata e keqe, shteti të ndërhyjë

Situata nga përmbytjet, për shkak të shirave të dendura, nuk është aspak e mirë edhe në Sukth të Durrësit.

29 shtëpi janë rrethuar nga uji në Vardarë, ndërsa mijëra hektarë tokë janë të përmbytura në zonë.

Njësia administrative Sukth ka shfaqur problemeve për shkak përmbytje, ku disa mijëra hektarë tokë janë nën ujë. Probleme ka pasur edhe për bizneset në këtë vend.

Qytetari 1: Situata këta ditë për ne ka qenë shumë e keqe, nga përmbytjet. Ne kërkojmë rrugën, ujin, kanalin.

Të zbatohet projekti i turbinave që janë vendosur. Këtu çdo gjë është vënë me forcat e komunitetit.

Shteti duhet të vërë dorë. Ka 10-12 ditë që nuk ka ujë, tubi është këputur. Ne po kërkojmë gjëra të thjeshta, ne në këtë copë hamë bukë.

Prandaj, kanë ikur djemtë e rinj në emigrim, sepse nuk ka ku të hajë.

Qytetari 2: Janë disa punime që nuk janë përfunduar. Shteti të bëjë rregullime, në argjinatura të ndërhyjë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet