Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sherri me aktorin, vajza e Mihal Deliorgjit: Nuk dua t’i futem Gërdecit, por babai im është i pafajshëm

Kleoniki Deliorgji, vajza e biznesmenit Mihal Deliorgji ëhstë përplasur keq me aktorin Rezart Veleshnja në emisionin “Shiko Kush Luan”, ndërsa akuzat kanë vazhduar edhe më pas në rrjetet sociale.

Modelja e ka quajtur aktorin djall, seksist dhe të patalentuar, ndërsa aktori nga ana tjetër është shprehur se Kleoniki është e paaftë mendërisht, ndërsa i ka kujtuar edhe të atin, biznesmenin Mihal Deliorgji, pronar i fabrikës në Gërdec kun ë vitin 2008 humbën jetën 26 persona.

Por ditën e sotme ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Kleonikit, e cila ka postuar një foto me babanë e saj, duke shkruar se i ati është i pafajshëm, ndërsa shton se ka dhënë shumë dëmshpërblime për familjarët që humbën të dashurit e tyre.

“Jeni dele të mediave, politikës dhe sistemit. Asnjë biznesmen nuk do të bombardonte kompaninë e tij dhe të humbte të gjithë lekët që ka bërë me djersë, duke punuar si kafshë që 6-7 vjeç.

Çdo gjë që ka arritur, e ka arritur me forcën e tij dhe me pafundësisht punë. Babai im është njeri i drejtë.

Nuk do i futem Gërdecit me detaj se nuk dua që të vë në rrezik asnjë pjesëtar të familjes. Më vjen vërtetë keq për të gjithë familjarët që vdiqën dhe u dëmtuan nga tragjedia.

Por babai im është i pafajshëm dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët”, ka shkruar ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet