Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëshqitje gurësh në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shirave kanë shkaktuar dëme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka pasur rrëshqitje masive gurësh, të cilat kanë bllokuar njërën korsi.

Si pasojë, është rënduar trafiku dhe firma e pastrimit po punon për zhbllokimin e aksit për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në disa akse rrugore.

Por më të prekurit janë zonat e veriut, ku ka pasur edhe bllokim të njerëzve në fshatra pasi janë përmbytur rrugët duke bërë të pamundur kalimin.

E vështirë paraqitet situata në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës, ku ka pasur edhe evakuim të familjeve për të mos mbetur nën ujë ndërsa mijëra hektarë tokë janë pushtuar nga uji.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet