Rama nuk tregon origjinën e vaksinave anti-COVID: Jemi në kontakt direkt me Pfizer

Aktualitet
Rama nuk tregon origjinën e vaksinave anti-COVID: Jemi në kontakt

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu dolen para medias ne stadiumin kombetar ne Tirane me rastin e nisjes se vaksinimit ndaj COVID 19. Rama nuk ka treguar se nga e siguroi Shqiperia vaksinen nderkohe qe shume vende kane bere transparence per procedurene furnizimit pasi ka nevoje edhe per pajisje frigoriferike.

“Nëse do të qëndronim në pritje të COVAX-it, nuk dihet se sa do të prisnim,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama teksa tha se falë kontaktit drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer në Shtetet e Bashkuara qeveria ka mundur të hapë një kanal furnizimi me vaksina anti-Covid. Kryeministri rezervoi kritika për BE-në duke thënë se ajo “mendoi për vetëm për veten”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama tha se momentalisht qeveria ka hapur edhe katër kanale të tjera komunikimi për të marrë furnizime me vaksina të tjera, me pritshmëri të madhe edhe për vaksinën nga kompania AstraZeneca. Ai tha se po mbahen kontakte edhe me një vend të Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet vaksinuese me rritjen e prurjeve të vaksinave.

Deklarata e Rames:

“Nisim jetësimin e fushatës Shqipëria Buzëqesh. Jam bashkë me Manastirliun e cila do bëjë një prezantim të planit të vaksinimit, sa më takon, po them se ndihem i lehtësuar sepse jo vetëm kemi arritur në kushte jo të lehta 500 mijë doza vaksina, por edhe të të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhenieve bilaterale, janë kyce në këtë proces, ku strategjia dhe drejtimi i Be për tu investuar në skemën e covax ka rezultuar të jetë ende sot një drejtim i papërcaktuar në kohë.

Pavarësisht angazhimit më covax tonin , nëse do të qëndronim në pritje te tyre do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihet ende sot se sa do zgjaste kjo pritje Prandaj jemi angazhuar dhe me kanale te tjera , kontaktuam ne New York drejtpërdrejt pfizer të vështira, dhe njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale, ne 4 vende dhe vaksinimi sot është një marrëveshje me nje nga këto vende, që nuk jam i autorizuar ta them sepse ashtu e kërkojnë.

Por meqë është e thenë se ky vend është Greqi ju them që jo, nuk është Greqia. Sot e kemi të siguruara rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji duke filluar nga java e tretë e janarit me pfizer, por qëllimi është që të rrisi ndërkohë kapacitetin vaksinues dukerritur prurjet e pfizer dhe me shprese se shpejti të hapim rrugën për astrazeneca. Dua të shpejgoj se ky është një zhvillim krejt normal ashtus i dhe në BE.

Për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet pfizer nuk ka negociata me çmimin, ka kanale ku veprohet me këmbim, pra një vend ka nevojë për më shumë doza në x koha, dhe nj tjetër garanton që ti sigurojë këto me shkëmbim dhe i kthen ne një kohë të dytë kur ka më shumë, pera si një lloj burse, por ndryshon fati që s’ka lëvizje çmimin.

Ky është një fakt i aftësisë tonë, duke shfrytëzuar kapacitet tona diplomatike. Patjetër është fakt që në një garë lypësash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë”, tha Rama,

ME TE LEXUARAT